Messi vendos një kusht për rinovimin , habit sheikët e PSG

Merkato e janarit është drejt fundit, ndërsa në shtëpinë e PSG po mendojnë seriozisht për të ardhmen dhe për merkaton e verës.PSG sheh përpara një muaj shumë të rëndësishëm për fatet e sezonit, por edhe për një pjesë të konsiderueshme të skuadrës, duke nisur nga trajneri. Kjo pasi në Paris kërkohet me çdo kusht Champions League, por në këtë “valle” i vetmi i cili nuk rrezikon është Lionel Messi.
LEXO ME SHUME:

Argjentinasi është informuar se klubi ka shprehur dëshirën për të vijuar bashkëpunimin dhe se këta të fundit kanë nisur nga puna për të gjetur gjuhën e përbashkët që Kampioni i Botës të rinovojë kontratën e cila skadon në qershor. Në dukje nuk ka shumë gjëra të ndërlikuara, por sipas medieve franceze, Messi i ka kërkuar klubit kohë për të vendosur dhe kjo është përkthyer në disa versione.LEXO ME SHUME:

Fillimisht argjentinasi ashtu si parizienët kërkojnë të triumfojnë në Champions, që duket se do të jetë një faktor i rëndëishëm, ndërsa disa kilometra më larg, në Spanjë ende besojnë se Lionel Messi po mendon dhe dëshiron rikthimin te Barcelona.Ajo çfarë nuk është problem në këtë mes është kontrata e re, sa i përket kushteve financiare, pasi Al-Khelaifi është i gatshëm t’i plotësoj çdo dëshirë sulmuesit dhe tani fjala e fundit i takon Lionel Messi-t.