“Dhezet” Xavi: Duam të fitojmë La Ligan, Kupën e Mbretit dhe Europa Leaguen

Gjatë konferencës për shtyp në prag të ndeshjes së Kupës së Mbretit kundër Real Sociedad, Xavi foli për qëllimet e Barcelonës, e cila nuk dëshiron të ndalet në triumfin e Superkupës.




Sipas Xavit, skuadra e tij do të tentojë të fitojë të gjtha kompeticionet në të cilat merr pjesë deri në fund të stinorit.

“Jemi në një moment të shkëlqyer dhe Superkupa na ka dhënë besim. Duhet të presim më shumë nga vetja, nuk mund të mendojmë të kënaqemi me një trofe. Duam të luftojmë për Liga , Kupën e Mbretit dhe Europa League”, tha Xavi.