
Lajm bombastik, Renato Sanches transferohet te gjiganti italian.




Mesfushori portugez, Renato Sanches, ishte mjaftë i përfolur gjatë verës së kaluar, pasiqë ishte i lidhur me një transferim te Milani.




Sanches në fund vendosi që ti bashkohet PSG, por nuk e ka nisur aspak mirë aventurën në Parkun e Princave.




Sanches ka luajtur vetëm 522′ minuta me Parisienët këtë sezon, ku edhe ka realizuar 2 gola.




Galtier preferon lojtarë të tjerë në mesfushë dhe portugezi nuk është i kënaqur me statusin e tij.




Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm të bujshëm duke shkruar se nga kjo situatë kërkon të përfitojë Milani.




Rosonerët janë në krizë rezultatesh dhe do të tentojnë huazimin e Sanches deri në fund të sezonit.