Manchester City me ofertë të ‘çmendur’ për Leaon

Yllin 70 milionësh dhe 50 milionë euro: Rafael Leao transferohet te City.

Oferta tunduese ka arritur, Rafael Leao largohet nga Milani.

Rafael Leao është njeriu i momentit. Pas sezonit mbreslënës duke u kurorëzuar në fund me titullin kampion i Italisë, portugezi po vazhdon me paraqitjet e tij fantastike.

Leao në sezonin aktual ka realizuar 9 gola dhe 9 asistime në 25 ndeshje të luajtura, duke çmendur kështu gjigantët europian.

Sipas Calcio Mercato, Pep Guardiola e dëshiron me çdo kusht Leaon në skuadër dhe drejtuesit e Cityt kanë gati ofertën e çmendur për Milanin.

Citizens janë të gatshëm t’ia ofrojnë Milanit kartonin e Joao Cancelos dhe 50 milionë euro në këmbim të Leaos.

Cancelo do të ishte një super përforcim për Rosonerët dhe në rast se Leao nuk rinovon kontratën deri në verë, Cardinale është i gatshëm ta pranojë ofertën e Cityt.