Bomba e janarit: Ziyech në Serie A, por jo te Milani

Lajm i bujshëm nga Anglia, Hakim Ziyech transferohet në Serie A.

Sulmuesi maroken, Hakim Ziyech do të largohet nga Chelsea gjatë këtij afati kalimtar, pas paraqitjeve të shkëlqyeshme me Marokun në Botëror.

Ziyech ishte njëri nga lojtarët kyç në suksesin e Marokut në këtë Botëror dhe interesimi për shërbimet e tij sa vjen e rritet.

Skuadra e Romës kërkon të sjellë ne Serie A mesfushorin maroken Hakim Ziyech, që luan në Premier League me Chelsea.

Mesfushori afrikan nuk aktivizohet shumë me “blues”, ndaj disa skuadra kanë shfaqur interes për të marrë. Një ndër to është edhe Roma, që rrezikon të humbasë Nicolo Zaniolo që në janar.

Sipas skuadrës italiane, Ziyech është zëvendësuesi ideal dhe duket se trajneri Jose Mourinho ka dhënë miratimin e tij për këtë transferim.

Kontrata e mesfushorit maroken me Chelsea skadon në vitin 2025, ndaj Roma kërkon ta marrë lojtarin në formë huazimi për 6 muaj, me të drejtë blerje në fund të sezonit.

Hakim Ziyech, 29 vjeç, kërkon një skuadër ku mund të luajë më shumë dhe Roma është një mundësi e artë për të provuar veten.

Sipas “Sky Sports”, skuadra verdhekuq ka nisur bisedimet, duke shfrytëzuar edhe emrin e Mourinho për ta bindur lojtarin.