Granit Xhaka paralajmëron serbët: Për ne nuk ka rëndësi se me kë luajmë sepse…

Pas humbjes së Zvicrës nga Brazili, mesfushori me origjinë shqiptare, Granit Xhaka ka folur për gazetarët në Katar dhe ka theksuar se janë të zhgënjyer nga disfata, por theksoi se ka shpresa të mëdha për ndeshjen me Serbinë.



Të premten, më 2 dhjetor, Serbia dhe Zvicra luajnë për të avancuar në fazën e 1/16 dhe Xhaka pret një lojë ndryshe nga ajo që luajti skuadra e tij kundër Brazilit, shkruan N1.



“Për ne nuk ka rëndësi se me kë luajmë sepse jemi profesionistë. Unë jam një futbollist profesionist, më pëlqen të luaj kundër Kamerunit dhe kundër Brazilit dhe kundër Serbisë me të njëjtin entuziazëm.

Historia nuk ka lidhje me lojën. Ata janë Serbia, ne jemi Zvicra, të dy do të bëjmë maksimumin, ndaj le të fitojë më i miri”, u shpreh ai.




Zvicra dhe Serbia bëjnë pjesë në grupin G të Botërorit “Katar 2022”, së bashku me Brazilin dhe Kamerunin. Grupi kryesohet nga Brazili me 6 pikë, ndjekur nga Zvicra me 3 pikë, teksa Kameruni dhe Zvicra ndajnë nga 1 pikë.

Ndaj Serbisë pritet që Xherdan Shaqiri ta nisë nga minuta e parë, mbrëmë mungoi ndaj Brazilit për shkak dëmtimi, por do jetë gati për ‘finalen’ e grupit.