Së paku tri raste kontroverse, Barcelonës nuk i del inati, do të ankohen në UEFA për gjyqtarin e ndeshjes

Barcelona do të nisë një ankesë zyrtare në UEFA për shfaqjen e diskutueshme të gjyqtarëve të së martës mbrëma gjatë humbjes së tyre në Ligën e Kampionëve kundër Interit, bëhet e ditur sipas raportimeve në Spanjë.




Gjigantët katalanas pësuan humbje 1-0 në “Giuseppe Meazza” në kuadër të Grupit C, duke ia vështirësuar punët vetës për kalimin e grupit.

Hakan Calhanoglu shënoi pak para bilbilit të pjesës së parë për të vulosur një fitore të rëndësishme për skuadrën e Simone Inzaghit, të cilët kanë marrë dy fitore nga tre ndeshje të Ligës së Kampionëve.

Barcelona, ​​ndërkohë, mbeti e ndezur pasi një sërë vendimesh dolën kundër tyre gjatë ndeshjes të së martës.




Vendimi më i madh i mbrëmjes erdhi vonë, kur ekipit mysafir iu mohua ajo që dukej si një penallti e pastër kur Denzel Dumfries preku topin me dorë brenda zonës.

Pavarësisht dëshmive nga përsëritjet, gjyqtari Slavko Vinçiç vendosi të mos jepte një penallti, një moment që tërboi trajnerin e Barcelonës, Xavi dhe lojtarët e tij.

Pas vërshëllimës së plotë, një Xavi i tërbuar tha: “Jam i mërzitur nga situata që duhej të kalonim”.