Nuk po luan te Barcelona: Ansu Fati huazohet në Serie A

Lajm bombastik nga Spanja, Ansu Fati te gjiganti italian.




Mbrëmë Barcelona u mposht nga Interi me rezultat 1-0, ndërsa Ansu Fati u inkuadrua në lojë në minutën e 63-të.

Spanjolli u bë protagonist vetëm katër minuta pas inkuadrimit kur Pedri realizoi gol, por goli u anulua për shkak se Fati e kishte prekur topin me dorë.




Fati ka luajtur vetëm 380 minuta këtë sezon dhe nuk është i kënaqur me statusin e tij në skuadër.

Mediat spanjolle kanë lëshuar sot një lajm bombastik duke shkruar se nga kjo situatë kërkon të përfitojë Interi.

Sipas mediave spanjolle, Inter ia ka kërkuar Barcelonës huazimin e 19-vjeçarit në merkaton e janarit. Mbetet ta shohim nëse Blaugranët do ta huazojë Fati-n te Interi.