Trajneri I Shakhtarit Shpjegon Pse Luka Modric Është Më I Mirë Se Xavi Dhe Iniesta

Menaxheri i skuadrës ukrainase Shakhtar Donetsk, Igor Jovicevic, foli për AS dhe shprehu plot lëvdata për Modric.“Atë që po bën Modric, duke luajtur në këtë nivel me moshën e tij dhe në njërin nga klubet më të mira në botë, askush nuk e ka bërë. 

As Iniesta dhe as Xavi, për shembull, të cilët shkuan në klube të tjera shumë më herët”, tha Jovicevic.“Luka Modric është një yll. Më bën përshtypje që futbolli më i mirë i jetës së tij ka qenë në katër vitet e fundit.

Dominimi i tij në hapësirë ​​dhe kohë është i jashtëzakonshëm,” tha trajneri i Shakhtar Donetsk, Igor Jovicevic.

Në moshën 37-vjeçare, Modric mbetet një lojtar kyç për Real Madridin.Në këtë moshë, Xavi dhe Iniesta luanin në Katar dhe Japoni respektivisht.Xavi dhe Andres Iniesta shpesh konsiderohen si mesfushorët më të mëdhenj që kanë dalë në fushë dhe ndërsa Modric ka bërë mjaft për të garantuar një vend pranë tyre, ky fakt rrallëherë është thënë me zë të lartë.

Këtë sezon, veterani ka luajtur në nëntë nga dhjetë ndeshjet e ekipit. Në atë kohë ai ka shënuar dy gola dhe një asistim.Ai pësoi një lëndim ndërsa ishte në detyrë ndërkombëtare dhe pritet te rikthehet për Real Madridin para El Clasicos.

Të dy Xavi dhe Iniesta u larguan relativisht herët nga futbolli evropian në moshën 35 dhe 33 vjeç respektivisht.Fakti që Modric, në moshën 37-vjeçare, është ende duke prodhuar shfaqje të klasit botëror për ekipin e Carlo Ancelottit javë pas jave është një dëshmi e madhështisë së tij.