Gjiganti turk e dëshiron Hazardin me çdo kusht në skuadër

Eden Hazard vazhdon të marrë oferta, pavarësisht se nuk ka kaluar në formën e tij më të mirë. Belgu mund të jetë transferi i ri i Galatasarayt.




Galatasaray mund të jetë i gatshëm të nënshkruajë me Hazard. Klubi turk tashmë ka nënshkruar me Mertens dhe Torreira në këtë merkato, por ata duket se janë të pakënaqur dhe duan më shumë, ndaj kanë vënë syrin te Real Madrid.