
Robert Lewandowski u largua nga Bayern Munich pas tetë vitesh dhe u transferua te Barcelona.
Ai bëri debutimin e tij për klubin e ri fundjavën e kaluar në një barazim 0-0 kundër Rayo Vallecano në “Spotify Camp Nou”.
Këto ditë, Barcelona publikoi një video në të cilën qendërsulmuesi polak zgjedh katër lojtarët e tij të preferuar sipas pozicioneve, duke zgjedhur lojtarë të pensionuar.
Portieri: Fabien Barthez
Mbrojtësi: Carles Puyol
Mesfushori: Bastian Schweinsteiger
Sulmuesi: Thierry Henry