Si e humbi Milani Renato Sanches-in për faj të Elliottt

Paolo Maldini për muaj të tërë për ta transferuar Renato Sanchesin te Milani, por në fund gjithçka dështoi për faj të Elliott.




Milani negocioi për gjashtë muaj transferimin e Renato Sanches në San Siro, por mesfushori portugez përfundoi te PSG.

Një vendim aspak surprizë duke pasur parasysh faktin se Parisienët i ofruan kontratë prej 6 milionë eurove në sezon.

Milan e kishte në dorë Sanchesin edhe pse nuk kishte kapacitetet e njejta ekonimike si PSG.




E përditshmja franceze L’Equipe, ka zbuluar prapaskenat duke konfirmuar se Milan ishte zgjedhja e parë për Sanches.

Maldini kishte arritur marrëveshje me agjentin e Sanches, Jorge Mendes dhe portugezi do të përfitonte 3.5 milionë euro në sezon, plus bonuse.

Edhe pse pati marrëveshje me Sanches dhe Lille, Maldini nuk pati fonde për ta kompletuar transferimin.

Në të njejtën kohë Elliott vendosi t’ia shesë klubin RedBird Capital dhe familja Singer stopoi të gjitha bisedimet për transferime, duke përfshirë këtu rinovimin e kontratave të Maldinit dhe Massaras.

Këto ngjarje i dërguan mesazh të gabuar Sanchesit dhe nga ky gabim i Rosonerëve përfitoi PSG.