‘Çmendet’ Manchester United, kaq para ofron për Casemiron

Man Utd i ofron 60 milionë euro për Casemiron, kjo është përgjigja e Realit.




Manchester United së fundmi e ka shtuar interesimin për mesfushorin e Real Madridit, Casemiro.

“Djajtë e Kuq” e nisën zbehtë sezonin e ri dhe janë të vetëdijshëm se kanë nevojë për përforcime, edhe pse nuk kanë shumë kohë pasi deri në fund të afatit kalimtar të verës kanë mbetur edhe dy javë, shkruan Gazeta Express.




Sidoqoftë, klubi nga “Old Trafford”, në bazë të mediumit britanik “The Telegraph”, i ka ofruar 60 milionë euro për mesfushorin brazilian, i cili është pjesë e të ashtuquajturës “Trekëndëshit të Bermudës”, të cilin e përbën së bashku me Luka Modricin dhe Toni Kroosin.

Megjithatë, sipas zërave brenda kampionit të Spanjës dhe të Evropës, madrilenët nuk do ta shesin lojtarin për atë shifër.

Casemiro ka qenë mjaft i dobishëm dhe ka dhënë kontribut të madh në sukseset e Realit në dekadën e fundit.

Vetëm një ofertë më e majme do t’i bindte drejtuesit e klubit mbretëror spanjoll që ta shiste futbollistin, i cili është pjesë e madrilenëve që nga viti 2013.