Florian Marku ka një kërkesë për tifozët që ….

Florian Marku po vijon me intensitet stërvitjen për duelin e 25 gushtit në stadiumin kombëtar. Boksieri shqiptar do të ketë përballë një rival të fortë meksikan.




Ai kërkon edhe ndihmën e publikut. Së fundmi ai shkruan në rrjetet sociale: “Jam gati! Edhe 8 ditë kanë ngelur për ndeshjen më të madhe të historisë të boksit në Tiranë.

Ju pres të gjithëve në stadiumin Air Albania, merrni me vete flamujt që të krijojmë një atmosferë e cila do të mbahet mend gjatë!”

Kampioni ynë i boksit, me të cilin një Shqipëri e tërë krenohet kur emri i tij përmendet në ring, më 25 gusht do të ndeshet në stadiumin “Air Albania” ndaj boksierit meksikan, Miguel Ramirez.




Sfida do të jetë e vlefshme për titullin kampion botre në peshën “welter”, WBC Silver. Stadiumi ynë pritet të mbushet plotë në këtë sfidë emocionuese, dhe padyshim që ai shihet si favoriti i kësaj përballjeje. Kampioni nga Lushnja ka dhënë një intervistë të cilën e ka bërë publike në faqen e tij të Facebook, duke folur pak rreth vetes së tij.

“E kam lëne shkollen ne moshën 14-15 vjeçare, për t’iu dedikuar 100% sportit të boksit. Asokohe i thashë familjes time se për këtë vendim që mora do të shpèrblehem një ditë, pasi do te paguhem mirë nga ky sport dhe do të jetojmë më mirë.

Asokohe familja ime s’më kuptonte, por ja ku jemi sot. Familja ime është më shumë se kurrë pranë meje, më kupton dhe më mbështet”, tha Marku.