Shkëmbim spektakolar: Ylli i Milanit në Iduna Park, ndërsa ylli i Dortmundit në San Siro

Milan dhe Borussia Dortmund kanë gati shkëmbimin e merkatos së verës.




Milan ka zyrtarizuar transferimin e Divock Origit, ndërsa ditët në vijim Rosonerët pritet të kryejnë goditje tjera për sezonin e ardhshëm.

Drejtuesit synojnë transferimin e një qendërmbrojtësi, një mesfushori dhe një sulmues për krahun e djathtë.

Sa i përket vijës së mbrojtjes, emri i fundit që është në shënjestrën e Maldinit është futbollisti i Borussia Dortmund, Manuel Akanji.




Calcio Mercato, shkruan se Milan ia ka ofruar Dortmundit kartonin e Rebic në këmbim të Akanjit, ndërsa skuadra gjermane nuk ia ka mbyllur derën këtij shkëmbimi.

Bisedimet pritet të fillojnë së shpejti dhe sipas të gjitha gjasave Akanji do ta vesh fanellën e Milanit, ndërsa Rebic atë të Dortmundit.