SKY SPORT: Dybala nuk e pret më Interin, ka filluar bisedimet me gjigandin e Premier League

Listës së skuadrave të interesuara për Paulo Dybala i shtohet edhe Man United.




Dybala është pa skuadër që kur vendosi të përshëndetej me Juventus, skuadër ku qëndronte për shtatë vite.

Lojtari dëshironte me ngulm transferimin te Interi, por bisedimet kanë ngecur kohëve të fundit.

Dje drejtori kryesor i Interit Marrotta: “tha se Interi e kishte repartin e sulmit të kompletuar”




Dybala nuk i ka pranuar mirë këto fjalë dhe sipas raportit të SKY SPORT thuhet se ka filluar bisedimet me Manchester United, përcjell Gazeta Sport

MilanAtletico Madrid ishin disa nga skuadrat tjera që janë interesuar për lojtarin, por së fundmi shtohet një tjetër gjigant evropian.

Manchester United veçmë janë në negociata me përfaqësuesit e Paulo Dybala, bën të ditur ‘Sky Sport’.

‘Djajtë e Kuq’ duan ta shfrytëzojnë pavendosmërinë e lojtarit dhe të marrin kartonin e tij.

Milan vazhdon të jetë një opsion për argjentinasin, njësoj sikur edhe Interi.