Te Chelsea apo te Barcelona, ja kush po e fiton betejën për nënshkrimin e Raphinha

Leeds dhe Barcelona kanë arritur marrëveshje për transferimin e brazilianit Rafinha në Camp Nou.




Rafinha ishte në prag të një lëvizjeje te Chelsea, por Barcelona dërgoi një ofertë të re në minutën e fundit prej 60 milionë euro plus 10 milionë euro në bonuse, siç kërkoi Leeds, transmeton Gazeta Sport

Braziliani ka pasur gjithmonë një marrëveshje me Barcelona dhe së fundmi ka nënshkruar kontratë me katalanasit.




Të dhënat e fundit janë se dy klubet kanë rënë dakord për detajet përfundimtare dhe kalimi i Rafinhas në Camp Nou është vetëm çështje kohe.

Chelsea dhe Arsenal dëshironin lojtarin me çdo kusht, por si duket raportet e mira mes ish lojtarit të Barcelonës dhe agjent i lojtarit Deco dhe presidentit Laporta do të jenë vendimtare./Gazeta Sport