Lamtumirë Mallorca dhe Lazio, Muriqi po transferohet aty ku askush nuk e priti

Lamtumirë Mallorca dhe Lazio, Muriqi po transferohet aty ku askush nuk e priti



Galatasaray kërkon të përforcojë skuadrën, dhe sot pritet të firmosë me trajnerin e ri, Okan Buruk.

Palët kanë rënë në dakortësi për një kontratë 2-vjeccare mes tyre. Me ardhjen e trajnerit të ri, pritet që transferimi i parë i tij në krye të Galatasarayt mund të jete sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës.




Bëhet fjalë për Vedat Muriqin i cili sezonin e shkuar e mbylli i huazuar te Mallorca në La Liga, teksa kartoni i tij zotërohet nga Lazio.

Prizrenasi jonë zhvilloi 15 ndeshje në La Liga duke shënuar katër gola e duke asistuar në tre të tjerë.

Lazio është gati ta largojë yllin kosovar dhe tanimë i ka caktuar çmimin e largimit prej 15 milionë euro. Përveç Galatasarayt në garë mbetet edhe Mallorca, por problemi mbetet çmimi i kërkuar nga Lazio.

“Il Pirata” ashtu siç e quanin në Romë, pati një periudh katastrofale me Lazio ku në një sezonë e gjysëm shënoi vetëm një gol në Serie A, ndërsa presidenti i skuadrës Lotito ishte i nervozuar me drejtorin sportiv Igli Tare pasi kishin shpenzuar plot €20m për këtë transferim.

Muriqi dëshiron rikthimin në Turqi pasi aty luajti ndeshjet më të mira në karrierë, edhe pse tani Galatasaray mund të jetë një tradhti e vogël për tifozët e Fenerbahçe, sidoqoftë, nëse realizohet transferimi i urojmë Muriqit shumë fat./Gazeta Sport