Fillon epoka RedBird: Milan transferon dy yjet e PSG

RedBird hap thesin, Milan transferon dyshen e PSG!




Fondi amerikan RedBird është pranë blerjes së Milanit nga Elliott për 1.3 miliardë euro.

Edhe pse Invesctorp ishte pranë blerjes së Rosonerëve, RedBird ka arritur të bind Elliott duke ofruar më tepër para.

Me ardhjen e RedBird në krye, te Milani pritet një revolucion në verë dhe mediat italiane kanë zbuluar dy goditjet e para të Rosonerëve.




Calcio Mercato, shkruan se Milan synon transferimin e dyshes së PSG. Bëhet fjalë për Mauro Icardin dhe Colin Dagba.

Icardi është i lidhur me një transferim te Milani për një kohë të gjatë, ndërsa sa i përket Dagbas, francezi do të ishte një përforcim ideal për krahun e djathtë të mbrojtjes.

Për të siguaruar shërbimet e dyshes së PSG, RedBird do të ofrojë 40 milionë euro, shkruan Calcio Mercato.