Shifrat e ofruara nga PSG që e bën Mbappen të qëndrojë thjeshtë janë çmenduri

Saga e së ardhmes së Kylian Mbappe ka dominuar titujt e lajmeve prej disa kohësh, pasi ylli i Paris Saint-Germain ka qenë i lidhur me një transferim si lojtar i lirë në Real Madrid gjatë verës.




Marrëveshja aktuale e Mbappes me PSG skadon në fund të sezonit 2021/22 dhe joshja që vinte nga “Santiago Bernabeu” dukej e pa rezistueshme.

Por pas javësh raportime dhe pretendime se sulmuesi 23-vjeçar do të shkojë nga Parisi në Madrid, oferta e fundit e ardhur nga sheikët e Katarit, duket se ka ndryshuar lojën për momentin.




Siç shkruan Eurosport, transferimi i Mbappe në Real Madrid është tashmë ‘pothuajse i pamundur’, pasi PSG bëri një ofertë të jashtëzakonshme për kontratë të re.

Shifrat e cituara nga mediumi i njohur janë çmendur dhe të padëgjuara më parë.

Mbappe do të marrë një bonus për nënshkrimi e kontratës së re në vlerë prej 300 milionë euro, ndërsa do të ketë një pagë vjetore prej 100 milionë euro.

Duke parë pagën e tij, i bie se ylli francez do të marr nga 1.9 milionë euro çdo javë, pa llogaritur paratë e bonusit të nënshkrimit të kontratës.