Ancelotti i jep vulë të ardhmes së Hazard, tregon nëse do të qëndroj tek Real Madridi

Carlo Ancelotti zbuloi në konferencën për shtyp para ndeshjes së Real Madridit kundër Cádiz (nesër, 19:30) se Eden Hazard nuk do të largohet nga “Bernabeu” në tregun e ardhshëm të transferimeve.




Pra, edhe sezonin e ardhshëm do të vazhdojë të veshë fanellën e bardhë të klubit.

“Ne nuk kemi folur për këtë. Plani i tij është mjaft i qartë: qëndron dhe e bën këtë me shumë motivim. Eden nuk ka kaluar mirë në vitet e fundit dhe dëshiron të tregojë cilësinë e tij. Ai do të qëndrojë”.




Një pyetje disi me spec edhe për Madridin si qytet, nëse është i mirë  për të jetuar apo për të shkuar me pushime: “Për të qëndruar, për të jetuar. Jeton mirë, ushqehesh mirë, ka një atmosferë të mirë, moti të ndihmon shumë. Madridi është për të jetuar, jo për të kaluar pushimet”.