Juventusi është shumë pranë transferimit të super futbollistit të PSG-së

Angel Di Maria me sa duket do të ndryshojë ambient gjatë afatit kalimtar veror.




Sipas Matte Moretto, argjentinasi mund të luajë në Serie A nga sezoni 2022/23.

Juventusi është ekipi i interesuar për shërbimet e ish-yllit të Real Madridit dhe Manchester Unitedit.




“Zonja e Vjetër” do ta humbë Paulo Dybalan dhe i duhet patjetër ta gjejë një zëvendësues.

Kontrata e Di Marias me Paris Saint-Germainin skadon në verën e këtij viti.