Drridhet bota e futbollit, ky është formacioni i çmendur i Real Madrid-it vitin e ardhshëm

Real Madrid po përgatitet për finalen e madhe të Champions League kundër Liverpool-it. Pasi kanë dominuar dhe fituar La Liga-n, Los Blancos duan ta pasurojnë koleksionin e klubit me një tjetër trofe prestigjioz.




Pas finales së 28 majit, drejtuesit e klubit madrilen do të fillojnë punën për të ndërtuar një ekip akoma më të frikshëm për sezonin e ardhshëm.

E përditshmja spanjolle Marca, në versionin e saj online, ka parashikuar formacionin titullar të Real Madrid 2022/23 me blerjet e reja.




Marrëveshja me qendërmbrojtësin Antonio Rudiger është arritur, ndërsa në sulm vazhdon beteja me Paris Saint-Germain për Kylian Mbappe.

Duke i konsideruar si të kryera të dy operacionet, ky është formacioni i propozuar: Courtois; Carvajal, Rudiger, Militao, Alaba; Modric, Casemiro, Kroos; Vinicius, Benzema, Mbappe.