Lajm bombastik: Ivan Perisic transferohet te rivalët e Interit!

Lajm bombastik nga Italia, Perisic largohet nga Interi, por jo nga Serie A!




Sulmuesi kroat, Ivan Perisic do të largohet nga Interi në fund të sezonit si futbollist i lirë.

33-vjeçari nuk ka arritur marrëveshje me drejtuesit e Neroaxurëve për rinovimin e kontratës edhe përkundër sezonit mbreslënës që po bën.

Perisic ka realizuar 9 gola dhe 8 asistime këtë sezon, dy prej tyre ndaj Juventusit në finalen e Kupës së Italisë.




Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Paolo Maldini ka kontaktuar Perisicin për ta bindur që t’i bashkohet Rosonerëve.

Milan i ka propozuar kroatit kontratë dy vjeçare dhe pagë prej 5.5 milionë eurove në sezon.

Kroati nuk ia ka mbyllur derën kalimit te Milani dhe bisedimet pritet të intensifikohen ditët në vijim.