Nuk po ambientohet te Barcelona: Ferran Torres transferohet në Serie A!

Lajm i bujshëm nga Spanja, Ferran Torres drejt Italisë!




Sulmuesi spanjoll, Ferran Torres mund të largohet nga Barcelona pas vetëm gjashtë muajve në Camp Nou, sipas raportimeve të fundit nga mediat spanjolle.

Barcelona e bleu Torresin në janar nga Manchester City për 55 milionë euro, por 21-vjeçari nuk ka arritur ende ta gjejë formën e duhur.




Torres ka realizuar 6 gola dhe 6 asistime që nga transferimi i tij në Camp Nou, por lojtarët e tjerë të Barcelonës janë të zhgënjyer nga trajtimi që 21-vjeçari por merr nga Xavi.

Edhe përkundër paraqitjeve të dobëta, Xavi favorizon Torresin para futbollistëve të tjerë dhe spanjolli po bëhet problem për skuadrën.

El Nacional, shkruan se Laporta është i gatshëm ta huazojë Torresin me opsion blerjeje, ndërsa interesim për të kanë shfaqur Milan dhe Juventus.

Rosonerët dhe Biankonerët janë në kërkim të përforcimeve për vijën e sulmit dhe së shpejti pritet të nisin bisedimet për huazimin e 21-vjeçarit.