Finalja e Conference Ligë! Përveç Tottit, zbulohen edhe dy VIP-at e tjerë që do vijnë në Tiranë

Më 25 maj ora 21:00 në stadiumin kombëtar “Air Albania” luhet finalja e Conference League mes Romës dhe Feynordit. Një event i madh futbollistik që ka marrë vëmendje maksimale.




Përveç Francesko Totit që e konfirmoi edhe përballë gazetarëve prezencën në finalen e Tiranës, shumë personalitete të botës së futbollit pritet që të jenë të ftuar në këtë event.

Emra si Robin van Persi, që është i lidhur me klubin e Feynordit apo edhe Xhenaro Gatuzo, pritet gjithashtu të jenë prezentë në tribunën VIP të stadiumit mbrëmjen e 25 majit.




Kujtojmë se kjo është hera e parë që Shqipëria organizon një finale të një rëndësie të tillë dhe kjo finale do mbahet mend gjatë për një arsye shumë të thjeshtë.

Jo sepse luhet në stadiumin tonë  “Air Albania”, por sepse është finalja e parë e këtij kompeticioni të ri sic është Conference League.

Ky event do sjellë në Shqipëri dhjetëra mijëra turistë brenda ditës dhe do kthehet në ngjarje historike për Shqipërinë.