Jurgen Klopp jep lajmin e madh për tifozët e Liverpoolit

Jurgen Klopp zbuloi këtë të premte se Fabinho do të shërohet në kohë për të ndihmuar Liverpool-in kundër Real Madridit në finalen e Ligës së Kampionëve.




“Fabinho është padyshim në finalen e Champions League. Roli i tij është shumë i rëndësishëm”, tha ai.

Liverpool përballet me Chelsean të shtunën në finalen e FA Cup dhe Jurgen Klopp e vlerëson shumë këtë trofe.

“Është Kupa më e rëndësishme në botë. Nuk kam parë 20 finale të FA Cup, por nuk mendoj se është e nevojshme të komentojmë madhështinë e saj”, tha ai