PSG është gati ta bëjë çmendurinë – Synon transferimin e yllit të Liverpool dhe Bayern Munich

Mohammed Salah dhe Robert Lewandowski janë në listën e ngushtë të lojtarëve që pritet ta zëvendësojnë Kylian Mbappe në rast se ky i fundit vendos të largohet.




Francezi është përfolur shumë për një transferim të mundshëm në Real Madrid gjatë kësaj merkatoje verore.

Të dyja këto alternativa, ndonëse vështirë të arritshme, po shihen si zëvendësuesit ideal të 23-vjeçarit.




Salah javë më parë e ka shprehur dëshirën e tij për të vazhduar qëndrimin në Liverpool, ndërsa Lewandowski dëshiron të luajë në Barcelonë.

Mbetet të shihet nëse ndonjëri nga këta do të bindet për të zbarkuar në “Parc de Princes” ose do ta ndryshojnë objektivin.