Sot 9 vite më parë u shënua goli më “i çmendur” në histori të futbollit anglez (VIDEO)

Nëntë vite më parë u prodhua një nga momentet më dramatike në historinë e futbollit anglez në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të play-off-it të Championship mes Watfordit dhe Leicester Cityt.




Asokohe rezultati ishte i barabartë 2:2, ku ishin duke u zhvilluar minutat e fundit të ndeshjes, dhe gjyqtari akordoi penallti në favor të Leicester, pasi që Marco Cassetti pengoi brenda 16-metëshit Anthony Knockaert.

Watfordi ishte drejt disfatës në rrethanat më të këqija të mundshme, pasi që shumë besonin që penalltia e akorduar ishte jo e merituar, por pas asaj penalltie u prodhua një nga ngjarjet më të mëdha të futbollit.




Knockaert humbet penalltinë e tij, ku më pas çdo gjë fillon nga portieri Manuel Almunia i cili nis një kundërsulm për Watfordin, kundërsulm ky që më pas rezultoi të jetë historik.

Fernando Forestieri në krahun e djathtë të fushës harkon drejt 16-metërshit të Leicesterit, ku portieri Kasper Schmeichel del nga porta e tij për ta kapur topin, por që dështon në këtë tentim.

Pas dështimit të Schmeichel, sulmuesi Troy Deeney shënon golin dramatik të fitores për Watfordin, kështu duke ia siguruar finalen e madhe në “Wembley” nga e cila do të vendosej se kush do të hyjë në Premier Ligë.